LajmeShowbiz

Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, ishte pjesë e bandës së drogës në Itali!

Elsa Lila arrestohet në Itali. Artistja shqiptare e cila ka vite larg skenës së muzikës, dyshohet se mbante llogaritë e grupit.

ITALI– Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se është vënë në pranga artistja shqiptare e cila dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve.

Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i këngëtares 40 vjeçare, të cilën mediat italiane e theksojnë se bëhet fjalë për këngëtare nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane, aktiviteti koordinohej nga një lokal lojërash fati që kishte grupi në Acilia dhe menaxhohej nga këngëtarja Elsa Lila.

Në këtë grup është i përfshirë edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Ai është emër i njohur për policinë italiane pasi në korrik të vitit 2015 u vu në pranga në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza, së bashku me Arben Zogun (“Riccardino”) dhe Fabrizio Diabolik Piscitelli. Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin pjesë e klanit italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës. Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia kishte si synim lokalet e qytetit.

Grupi linte takime në disa lokale në zonën e Acilia, aty ku diskutonin për strategjitë e veprimit të klanit dhe bazat logjistike në të cilat do të ruheshin substancat në pritje të shitjes. Në këto lokale kishte edhe bodrume. Gjatë hetimeve u sekuestruan 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash.