Shqipëri

Arrestohet ish-kryetari i Kukësit

Është arrestuar ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, pak ditë pasi në media rrodhi një videoskandal i tij në ambientet e zyrës së Bashkisë.

Siç ka raportuar “Euronews Albania”, Gjici është arrestuar në banesën e tij nën akuzën për “korrupsion pasiv”.

Kanë qenë agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit ata të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e ish-kryebashkiakut, shkruan ky medium. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Në këmbim të favoreve seksuale, Gjici raportohet se i kishte premtuar gruas me të cilën i rrodhi videoskandali, dhënien e një tenderi për kastrimin e qenve në bashkinë që ai drejtonte.