Kryesore

Arrestohet bukëpjekësi shqiptar në Vranjë, pasi mbajti furrën hapur pas orarit të caktuar me ligj

Një pronar shqiptar në rrugën e Kosovës në Vranjë, u arrestua të premten, pronar i furrës “Arena”, 50 orë para orës policore, shkruan gazeta Vranjska.

Sipas të dhënave të prokurorisë themelore në Vranje, ky person, i lindur në 1977, u arrestua në një aksion të përbashkët nga policia Komunale dhe e zakonshme, pasi u kap “duke punuar në lokalin e tij orën 15:50.”

– Ai u arrestua për mosrespektim të vendimit për kohën e punës të 26 Marsit, i cili me ligj ishte caktuar te punohet deri 15:00 – thonë në PTH, i cili thotë se më shumë detaje do të dihen kur personi i arrestuar do të merret në pyetje.