Shqipëri

Arrestohet 24-vjeçari ganez në Rinas

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas, pasi tentoi të kalonte më një pasaportë false.

Policia shprehet se 24-vjeçari nga Gana përdori një pasaportë që i përkiste dikujt tjetër, me të cilin kishte ngjashmëri. Ndërkohë një tjetër person është shpallur në kërkim.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas pasi ka siguruar paraprakisht kundrejt shpërblimit monetar pasaportën e shtetasit nigerian O. O., duke përfituar nga ngjashmëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së me pasaportën e këtij shtetasi.

Dyshohet se 24-vjeçari ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë në organizimin dhe gjetjen e personave me ngjashmëri për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre. / opinion.al