Lajme

Arrestohen 5 shqiptarë me pasaporta false në aeroportin e Majorkës

Zyrtarët e Policisë Kombëtare Spanjolle kanë arrestuar pesë persona në aeroportin e Palma de Mallorca-s të cilët dëshironin të largoheshin nga vendi me pasaporta false, raporton media në gjuhën gjermane e këtij ishulli, mallorcamagazin.com .

Sipas një njoftimi zyrtar për shtyp, bëhet fjalë për dy burra 26 dhe 29 vjeç dhe tri gra 21, 23 dhe 25 vjeçe, transmeton albinfo.ch. Të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë.

Ata kishin aterruar në Majorka përmes fluturimesh të ndryshme dhe po planifikonin të udhëtonin në Britaninë e Madhe.

Të arrestuarit, për këtë qëllim kishin përdorur pasaporta false, greke, polake, daneze dhe kroate.

Të gjithë ata janë arrestuar të enjten e kaluar.

(Foto: Policia Nacionale Spanjolle)