Armend Aliu: Destabilizimi politik vepër antikombëtare
Ballina Lajme
Lajme
Armend Aliu: Destabilizimi politik vepër antikombëtare
Nga Redaksia – 01/19/2019 0199
Në këtë periudhë në të cilën po kalon i tërë regjioni, me interes të posaçëm e me gjasë historike për shqiptarët në përgjithësi dhe Luginën në veçanti, tentativa për destabilizim politik përmes manipulimit me një këshilltare të kuvendit komunal nuk është asgjë tjetër përveç se vepër e kurdisur në kuzhinat nga më antikombëtaret.
Si gjeneratë e re e politikës, jemi mësuar me këso skenare dhe dështime të politikës fosile të luginës, dhe ishin mu këto dështime dhe përçarje konstante që e bashkuan rininë e Luginës dhe pse u krijua Alternativa për Ndryshim.
Alternativa për Ndryshim është krijuar që këta patriotat fallco, këta që e kanë jetën politike të bazuar në akuza ndaj të tjerëve dhe etiketime, këta që me veprimet e tyre çdo herë ja mundësuan dashakeqëve të na bëjnë dëm pa u munduar shumë, KURRË më mos të kenë rrol gjatë proceseve kombëtare e lëre më lokale.
Dështimi i fundit me lojërat e tyre politike është tregues se është koha ta shijojnë pensionimin sepse NDRYSHIMI NUK NDALET!
Prej themelimit të APN-së, asnjëherë nuk kemi qenë shkaktar të situatave që kan çuar në zgjedhje lokale, por as në të kaluarën nuk ju kemi frikësuar zgjedhjeve e as tash.
Të tentosh vet të krijosh destabilitet në kuvend, të jesh pjesë e qeverisë qendrore përmes votës së deputetit dhe të kërkosh bashkim është shumë hipokrizi (dyftyrësi), por jo e çuditshme sepse jemi mësuar më me paradokse.
Rroftë hipokrizia!