Shqipëri

Armela Murati shkruan historinë, bëhet pilotja e parë femër e ushtrisë së Shqipërisë

Janë raste të rëndomta kur në kuadër të ushtrive të botës ka edhe femra pilote që drejtojnë makineritë ushtarake ajrore.

Por në Shqipëri një gjë e tillë ka qenë e paparë deri më tani. Megjithatë tashmë ushtarja Armela Murati ka shënuar historinë duke u bërë femra e parë pilote e ushtrisë shqiptare.

Ajo nisi kursin për pilote 2 vite më.parë, kur edhe iu bashkua ushtrisë shqiptare.

“Armela Murati do të futet në histori si pilotja e parë grua në Shqipëri”, shkroi kryemimistri shqiptar Edi Rama.

“Nuk kisha synim të bëhesha pilote. Thjesht doja t’i shërbeja vendit tim, fati deshi që unë t’i bashkohem Forcës Ajrore dhe tashmë jam edhe kursante. Presioni është goxha i madh, por unë kam ardhur me synime të qarta dhe dua që këtë hap që kam hedhur ta çoj deri në fund”, pati drklaruar pilotja Armela Murati në një deklaratē.për mediat.