Lajme

Arlinda fitoi luftën ndaj leukemisë, tani fotoja e saj vihet në Kullën Eifel

Arlinda Morina është e reja shqiptare nga Kosova, e cila ka fituar një betejë të ashpër kundër kancerit të gjakut. Ajo ishte me leucemi dhe arriti të triumfojë mbi këtë sëmundje.

Sot, fotoja e Arlindës është vendosur pranë kullës Eifel në Paris. Vitin e kaluar e reja u përball me sëmundjen, por në asnjë moment u dorëzua.

Morina karakterizohet për energjinë, talentin dhe dashurinë ndaj filmit. Ajo i është rikthyer sërish jetës, si një nga heroinat e kësaj sëmundje të rëndë.

Fotografia e saj është vendosur pranë kullës Eifel, në mesin e grave që luftuan kancerin dhe është shkrepur nga fotografi, Boubkar Benzabat.