Showbiz

Arilena është fituese e Fest’58 dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong!

Arilena Ara është shpallur fituese e Fest ’58, Festivali i Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që këtë vit do të mbahet në Hollandë. Kënga e saj “Shaj” duket se ka qenë më e pëlqyera nga 12 këngët e natës së tretë.

Lajmërimi se Ara ishte fituese e edicionit të sivjetëm u prit me duartrokitje dhe ovacione, ndërsa vetë artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta. “Kjo është për ju” tha ajo duke ngritur kupën. Vendin e dytë e zuri ylli i muzikës shqiptare, këngëtarja Elvana Gjata e cila natyrisht ishte një ndër favoritet kryesore për ta fituar këtë trofe./raporton Ministria e Lajmeve.