Arifi-Vuçiqit: Kësaj radhe ndryshe, presim përgjigje
Krytari komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka deklaruar se Alternativa Shqiptare në takim me presidentin Vuçiq ka prezantuar qëndrimet e saj.
Deklarata e plotë:
Sot ia bëmë të qartë presidentit Vucic qëndrimet e Shqipëtarëve te Luginës së Preshevës. Nëse ai dëshiron ti tregojë botës sa evropian janë si popull, është momenti i duhur ta vertetojë me vepra. Jo më me fjalë.
Për tu bërë ne Shqiptarët pjesë e Qeverisë, kërkojmë këto kushte:
1. Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal
2. Ndihmës Ministrin e Ekonomisë
3. Sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Arsimit
4. Kryetarin e Trupit Koordinues
Presim përgjigje!, ka shkruar Arifi./