Arifi vizitoi sot banorët e malësinë së komunës Preshevës
Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, vizitoi nga afër zonat e malësisë, ku gjatë kësaj vizite takoi dhe diskutoi me banorët e ketyre zonave për gjendjen aktuale që ka krijuar virusi Covid-19, transmeton Ministria Lajmeve.
Banorët e malësisë së Preshevës, përshëndetën dhe falënderuan iniciativën e Arifit si dhe kërkuan nga autoritetet komunale t’iu dalin në ndihmë për nevoja dhe vështirësi që po përballen në këto ditë krize që ka shkaktuar koronavirusi.
I pari i komunës u premtoi atyre, se komuna e Preshevës do t’i dalë në ndihmë këtyre zonave si dhe kërkoi që t’i listojnë personat mbi 65 vjeç sepse prioritet i autoriteve komunale janë këto grupmosha është shprehur Arifi./ministrialajmeve.com