Arifi takohet me Thomas Lee, përfaqesues i ambasadës Amerikane, bisedojnë për situatën politike në Luginë
Kryetari i Alternativës pët Ndryshim Shqiprim Arifi sot priti të takim përfaqësuesin e ambasadës amerikane z. Thomas Lee, transmeton Ministria e Lajmeve.
Z.Arifi deklaroi se e njoftoi z.Lee për situatën politkë në Luginë të Preshevës, rrespektivisht atë të komunës Preshevës
Njoftimi i plotë :
Pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësuesin e ambasadës amerikane z. Thomas Lee
E njoftuam zotri Lee për situatën politike në Luginë të Preshevës, konkretisht atë politike në komunën e Preshevës dhe për proceset rajonale.
Koordinimi i ALTERNATIVËS për Ndryshim me Ambasadën Amerikane në drejtim të forcimit të pozitës së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe zgjidhjen e problemeve të shumta dekadore, ka qenë dhe është në nivelin më të lartë ?? ?
U dakorduam që së shpejti të takohemi edhe me ambasadorin në ditën në vijim në Beograd.