Arifi takohet me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës znj.Haradinaj
Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi sot është takuar me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Stublla Haradinaj

“Sot fillova takimin e parë me Ministren e Diasporës dhe punëve të Jashtme znj Meliza Haradinaj. Meliza në takimin e dy qeverive Shqiptare para disa ditëve në fjalimin e saj përshkroi detajisht gjendjen e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe nevojen e domosdoshme për përkrahjen e Shqiptarëve të këtij vendi.
Meliza dha një kontribut të veçant pasi ishte përkrahësja dhe nënshkruesja e themelimit të Fondit Kombëtar të Solidaritetit për Luginën e Preshevës.
Në emër të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës faleminderova Ministren për përkahjen që po ia bënë Shqiptarëve të Luginës dhe e ftova përsëri ta vizitoj vendin tonë.” ka shkruar Arifi.
Në takim mori pjesë dhe ndihmës kryetari i komunës Veli Mustafa.
