Arifi sot priti në takim pjesëtarët e komunitetit Rom në Preshevë
Kryetari komunës Shqipim Arifi sot priti në takim pjesëtarët e komunitetit Rom në Preshevë, përcjell Ministria e Lajmeve.
Arifi u premtoi përfaqësuesve Rom se do të punojë për përmirësimim e jetesës komuniteteve pakicë në Komunën e Preshevës.
Postimi i plotë :
Gjatë ditës së sotme, prita në takim pjesëtar të komunitetit Rom.
Biseduam për mundësitë e bashkëpunimit si vazhdimësi e planit tonë qeverisës, për të sjellur rezultate optimale në përmirësimin e kualitetit të jetës së komuniteteve pakicë në Komunën e Preshevës, si dhe aspektit të gjithëpërfshirjes.
U zotova se do të shfrytëzojmë çdo mundësi, për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve, pasi ky është obligimi jonë.??