Arifi: Sot nuk votuam për asnjë parti politike, sot votuam për Kombin Shqiptar
Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka kryer obligimin e tij qytetarë duke votuar listën e përbashkët të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Serbi.
Ai është shprehur se sot është një ditë shumë e rëndësishmë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, po ashtu ka bërë thirrje për mbështetje të listës unifikuese dhe apeloi të votohet lista me numër 16 sa më masovikisht deri në orën 20:00.
Postimi i plotë :
Sot nuk votuam për asnjë parti politike, sot nuk votuam asnjë politikan. Sot votuam për Kombin Shqiptar, për unitetin, për unifikimin të cilin e ka bërë spektri politik Shqiptar në Luginë të Preshevës.
Sot jemi krenar që kemi mundur së bashku në një list të përbashkët të tregojmë një shembull për gjithë Shqiptarinë.
Sot është dita jonë dhe ju lutemi të vazhdoni të na përkrahni deri në orën 20:00 duke votuar numrin 16