Të fundit

Ky është Nehat Fetaji i cili u vra sot në qendër të Bujanocit

Sot siç edhe ka raportuar Ministria e Lajmeve në komunën e Bujanocit rreth orës 12:00 pas një mosmarëveshje pronësore kishte mbetur i vrarë Nehat Fetaji nga fshati Tërrnoc i Madh.

36 vjeçari tashmë i ndjeri mbeti i vrarë nga A.XH i cili shtiu me armë zjarri dhe la pa shenja jete të riun si dhe plagosi babain e të ndjerit.

Nehati njihej si person i urtë, pozitiv i cili punonte në shitoren ku shiste produkte ushqimore në qytetin e Bujanocit.