Arifi sot ka qëndruar në Medvegjë për përgaditjet e zgjedhjeve lokale të 17 dhjetorit
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi njëherit kryetar i Partisë Demokratike sot ka qëndruar në komunën e Medvegjës për përgaditjet, për zgjedhjet lokale të 17 dhjetorit. PD është subjekti i vetëm shqiptarë që garon në këtë komunë për zgjedhjet lokale.
“Me strukturat e Partisë Demokratike në Medvegjë po bëhemi gati për zgjedhjet e parakohëshme lokale në komunën e Medvegjës. Më shumë se çdokush tjetër, Medvegja ka nevojë për përkrahje.
Për këtë arsye, sot po qëndroj në Medvegjë, ku PD’ja si partia e vetme shqiptare në këtë komunë po angazhohet që të mbrojë interesin e shqiptarëve këtu.
Mobilizimi sa më i madh i qytetarëve shqiptarë në këto zgjedhje, do të dëshmojë se Medvegja është vërtetë shqiptare, dhe se përkundër shkeljeve të vazhdueshme nga organet shtetërore, shqiptarët do të ngrehin zërin për të drejtat e tyre legjitime.
Kësaj here, medvegjasit e kanë shumë të lehtë të vendosin, ngase ata i përfaqëson vetëm një parti shqiptare.
Shqiptarë medvegjas, kudo që jeni, dilni dhe votoni listën me numër 2, listën “Partia Demokratike – për Medvegjën” me bartës të listës Fehmi Beja” ka shkruar Arifi.