Arifi: Pakoja emergjente Presheva 2020, do të zbusë pasojat socio-ekonomike të shkaktuara nga Covid-19
Kryetari i komunës së Preshevës mbrëmjen e kaluar përmes një video-mesazhi, tha se dalngadalë po rikthehemi në normalitet, duke përmendur kështu rifunkisonalizimin e kompanive të ndryshme vendore, kafiterive, restoranteve e bizneseve tjera lokale.
Arifi është shprehur se Presheva është një ndër qytetet e pakta e cila deri më sot ka mbetur e pa prekur nga koronavirusi, kjo sipas tij vjen si rezultat i masave që kanë marrur Shtabi emergjent për situata të jashtëzakonshme si dhe diciplina dhe rrespektimi i tyre nga qytetarët e komunës së Preshevës.
Ai ka tutje ka thënë se s’bashku me bashkëpunëtorët e Administratës Komunale kanë përpiluar një plan strategjik për të zbutur pasojat ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia e Covid-19.
Sipas Arifit, në pakon emeregjente Presheva 2020, janë përpiluar 7 masa konkrete në përkrahje ndaj grupeve më të sfiduara nga virusi Covid-19.
Ky projeket përmban mbi 700 mijë euro vlerë.
Për më shumë ndiqeni videon