Të fundit

Arifi: NUK ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës

Kryetari i APN-së Shqiprim Arifi përmes profilit të tijë i ka bërë thirrje Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, që Luginëa e Preshevës të jetë temë thelbësore në kapitullin e ri të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Arifi madje ka theksuar se, pa përfshirjen e Luginës së Preshevës nuk ka marrëveshje.

Postimi i plotë:

Nesër rifillon “dialogu i ri“ midis Kosovës & Serbise.
Ne bëjmë thirrje për përfshirjen e Luginës së Preshevës si një temë thelbësore në kapitullin e ri të dialogut.

Gabimet e së kaluarës, duhet të shërbejnë si mësime për të ardhmen.

NUK ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës, ka shkruar Arifi./Lajmi-AL/