Arifi nënshkruan kontratën për rregullimin e trotoarit të rrugës kryesore të qytetit
Kryetari komunës së Preshevës Shqiprim Arifi njoftoi se ka nënshkruar kontratën për rreegullimin e trotoarit nga “Pazari i vjetër” deri tek shkolla fillore Ibrahim Kelmendi.
Njoftomi i plotë :
Një lajm shumë i mirë, për qytetarët tanë që pritën këtë ditë, sot nënshkrova kontratën për rregullimin e trotoarit nga vendi i quajtur Pazari vjetër, deri tek shkolla fillore Prof Ibrahim Kelmendi si fazë e parë, që kompania Saba Belça duhet të implementoj në kohën e paraparë.