Arifi: Në Kuvendin Komunal do të inicojmë një pako financiare për dëmet e krijuara nga vërshimet
Kryetari i APN-së Shqiprim Arifi s’bashku me disa bashkëpunëtorë shkuan për ti vizituar nga afër fshatrat Rahovicë dhe Raincë të cilat janë dëmtuar nga vërshimet ku dhe si pasojë e kësaj shkaktuan edhe dëme materjale. Arifi deklaroi se në seancën e Kuvendit Komunal në Preshevë do të inicohet një pako financiare për dëmet e krijuara nga vërshimet.