Arifi: Marrëveshja për targat e mirëpritur, shqiptarët e Luginës duhet t’i kenë të drejtat e barabarta sikurse serbët e Kosovës
Marrëveshja e arritur në Bruksel për targat mes Kosovës dhe Serbisë është mirëpritur edhe nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Megjithatë sipas tyre reciprociteti duhet të mundësohet edhe në ushtrimit e të drejtave të barabarta mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe serbëve në Kosovë, shprehet kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Arifi për Lajmi-AL ka thënë se, “çdo marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe SHBA-ve është e mirëpritur edhe nga shqiptarët në Luginë të Preshevës.
Marrëveshja e Brukselit për targat e cila nga e hëna do të jetë e aplikueshme është një hap përpara, parasegjithash një lehtësim për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ne mbesim të qëndrimit se përfshirja e Luginës së Preshevës në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme, reciprociteti i të drejtave mes serbëve në Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë është i pashmangshëm” ka thënë Arifi.
Pas një situate të tensionuar dhjetë ditore në veri të Kosovës, sot zyrtarisht pala kosovare dhe ajo serbe në Bruksel janë dakorduar për shtensionim të situatës, zhbllokim të rruges dhe një lehtësim për targat.