Të fundit

Arifi: Kosova mos të na ftojë në takime vetëm për të bërë foto e “like” në Media Sociale

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të hartojnë një plan veprim për Luginën e Preshevës.

Arifi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se Kosova mos t’i thërrasin në takime vetëm për të bërë fotografi e ‘like’ në Facebook, por të hartojnë një plan veprim për ta.

“Unë kërkoj nga Kosova që mos të na thirrin në takim me bo foto e llajka në Facebook, por të na hartojnë një plan veprim për Luginën e Preshevës.

Ukrainë a ndodhi, të gjitha shtetet në Evropë, i ndryshuan politikat e sigurisë. Unë jam shqiptar që jetoj administrativisht në Serbi. Çfarë politike të sigurisë kanë hartuar ata për neve. Serbia po blen cdo ditë armë prej Kine, prej një aleati të Rusisë”, tha Arifi.

Ai tutje shtoi se është i shqetësuar që Serbia po blen armë, përderisa Kosova s’po bën asgjë për sigurinë atje.

“Mua më shqetëson ky fakt, se para hundës teme në Preshevë, në Serbi po blihen armë. 100 E DICKA km larg Preshevës është qendra informative, dmth qendra e spiunimit të Rusisë. Cka janë tu bo në Prishtinë?

Merren me rroga 250 euro, 300 euro, cfarë politika të sigurisë bre?”, shtoi ai.