Lajme

Aksion i madh policorë në Serbi: Arrestohet Darko Shariq dhe 30 persona të tjerë, advokat, pjestarë të MUP-it dhe gjyqtarë

Në aksionin e madh policor në Serbi në të cilin u arrestua Darko Shariq, “ranë” edhe 30 persona të tjerë!

Në mesin e të arrestuarve ishin kriminelë të dënuar, avokati Dejan Lazarevic, por edhe pjesëtarë të MPB-së dhe siç thekson gazeta Novosti, gjyqtarë dhe advokat.

Të arrestuarit dyshohen për organizimin e një grupi kriminal që organizoi disa vrasje në Serbi-Malin e Zi.

Lajmi thoshte se Sariç ka “ra” kur policia ka marrë mesazhe që ai ka shkëmbyer përmes aplikacionit të koduar Sky. Në të njëjtën mënyrë u ekspozua edhe klani i Veljko Belivuk, i quajtur Velja Nevolja. Fjala vjen, avokati që u arrestua sot, Dejan Lazareviq, është mbrojtësi i Darko Shariqit, por edhe i klanit të Velja Nevoljes!

Sipas urdhrit të Prokurorisë për Krim të Organizuar, bastisja e vilës së Sariqit në Dedinje është në vazhdim e sipër, ndërsa mediat beogradase bëjnë të ditur se është kontrolluar edhe shtëpia e Dejan Lazarevicit.

Në aksionin e sotëm policor ka rënë edhe Uros Misic, i cili u dënua për tentativë për të vrarë një polici në një ndeshje futbolli. Kujtojmë, ai më pas i futi policit një pishtar të ndezur në gojë!