Arifi: Kemi marrë dy rezultate të kënaqshme në zgjedhjet e 17 dhjetorit
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka uruar rizgjedhjen e Shaip Kamberit në postin e deputetit në parlamentin e Sërbisë dhe kontriboutin e Partisë Demokratike në komunën e Medvegjës e cila me çdo kusht po arrin përfaqësimin lokal në asamble komunale në Medvegjë. Arifi ka shkruar se, në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe ato lokale në Medvegjë, kemi marrë dy rezultate të kënaqshme, por jo të mjaftueshme.
Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit
“Në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe ato lokale në Medvegjë, dje kemi marrë dy rezultate të kënaqshme, por jo të mjaftueshme.
Fillimisht dua të uroj për deputetin e rizgjedhur, z.Shaip Kamberin duke shpresuar se interesat e popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës të jenë prioritet i prioriteteve.
Poashtu, shprehi mirënjohje të thellë PARTISË DEMOKRATIKE në Medvegjë, e cila me çdo kusht po arrin përfaqësimin lokal në asamble komunale në Medvegjë, edhe atë falë kontributit të njerëzve të vullnetit të mirë si z.Fehmi Beja dhe z.Bajram Mustafa me bashkpuntorët e tyre, mirënjohje të thellë për çdo përpjekje që kanë bërë dhe po bëjnë që zëri i shqiptarëve të mos shuhet atje.
Të nderuar vëllezër nga Medvegja, ne i dijmë më shumë se gjithë për vështërsitë që i keni, por e dijmë edhe më mirë për rezistencën që po e bëni”. ka shkruar kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi./LajmiAL/