Arifi: Flet rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe rajon
Pas zhvillimeve të fundit politike në komunën e Preshevës, si dhe ato rajonale përkatësisht marëdhënjet mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar kryetari i komunës Shqiprim Arifi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, përcjell Ministria Lajmeve.
Z.Arifi konsideron se rifillimi i bisedimeve politike për normalizmin e marrëdhënjeve Kosovë-Serbi, e cila domosdoshmërisht duhet të zgjidhë çështjen e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në tërësi; është momentum i aktivizimit dhe angazhimit të të gjithë lidershipit në Luginën e Preshevës për realizimin e aspiratave shekullore.
Ai po ashtu ka komentuar zhvillimet e fundit politike lokale duke hedhur akuza ndaj ish pararendësit të tij, përkatësisht kryetarit aktual të PDSH’s Ragmi Mustafës.
“Pas vizites sime në SHBA, me indinjatë të thellë kam konstatuar se Ragmiu ka zhvilluar tentativa për makinacione antidemokratike të cilët do të sjellin Komunën tonë në situata të rënda politike”- është shprehur Arifi.
Postimi i plotë pa ndërhyrje :
Lugina e Preshevës padyshim ka arritur në një udhëkryq vendimtar për të ardhmën e saj. Rifillimi i bisedimeve politike për normalizmin e marrëdhënjeve Kosovë-Serbi, e cila domosdoshmërisht duhet të zgjidhë çështjen e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në tërësi; është momentum i aktivizimit dhe angazhimit të të gjithë lidershipit në Luginën e Preshevës për realizimin e aspiratave shekullore.
Konteksti i unitetit në rrethana të veçanta dhe prirja e çështjeve kombëtare në bashkërendim me aleatët e fuqishëm strategjik ndërkombëtarë është njëra nga alternativat e vetme e interesave vitale të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Si rrjedhojë e saj dhe si komponentë plotësuesë kemi arritur marrëveshje për listën e përbashkët të subjekteve politike Shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Qëndrimet tona kam pasur nderin të i plasoj në takimet e javëve të fundit në Washington me përfaqësues të lartë të Kongresit si dhe qendrat vendimarrëse të Bashkimit Evropian në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë, diplomatë të akredituar në Serbi.
Në anën tjetër në pushtetin lokal në Komunën e Preshevës, kemi vazhduar projektet në të gjitha sferat vitale të priorizuara në revitalizimin e sistemit të ujit të pijshëm (rrjeti dhe burimet), avancimini i subjekteve ekonomike ekzistuese, mbështetja e bujqëve, blegtorëve dhe bletarëve lokal, aktivizimi i linjave në tranportin publik, renovimi i shkollave fillore dhe të mesme në gjithë territorin e Komunës së Preshevës, përmisimi i shërbimeve shëndetësore në të gjitha Bashkësitë Lokale si dhe renovimi i ndërtesave përkatëse, Zona Industriale, projeki Urbanistik për ndërtimin e objektit të ngrohjes qendrore, përmisimi i shërbimeve në NP «Moravica» si mbledhja e mbeturinave në bashkësitë lokale, parqe dhe zona rekreative etj.
Na presin aq më shumë projekte të rëndësishme të cilat janë në zhvillim e sipër. Edhe pse jemi në një rrugë të mirë, unë personalisht kam pasur vërejtjet e mia sidomos në aparatin burokratik si dhe afatet kohore të përfundimit të tyre. Gjithashtu duhet të theksohet se pushteti i kaluar me përvoja korruptive së bashku me një grup të vogël kanë sabotuar projekte kapitale për interesat e tyre ekonomike dhe politike. Çmontimi i këtyre krijesave komplotiste ishte dhe është një sfidë e rëndë për vendin tonë.
Prijësi i tyre, Ragmi Mustafa në izolimin e tij politik, nuk ka bërë sekret qëndrimin e tij për të kapur me gjitha metodat antidemokratike pushtetit lokal. Madje ai ka kundërshtuar publikisht marrëveshje për unitet në zgjedhjet parlamentare duke kritikuar listën e përbashkët e jo pjesëmarrjen si vepër politike, pra ai kundërshton të drejtën e Shqiptarëve në përfaqësim për të përmbushur normat e ideologjisë së tij mashtruese elektorale.
Pas vizites sime në SHBA, me indinjatë të thellë kam konstatuar se Ragmiu ka zhvilluar tentativa për makinacione antidemokratike të cilët do të sjellin Komunën tonë në situata të rënda politike. Satisfaksioni i tij është siç dihet botërisht zhvillimi i sistemit të kapur që mbanë peng politikën lokale si dhe Popullin me metoda antidemokratike në interes të individëve dhe klaneve feudale. Komunikata e tij për ndërprerjen e moratoriumit kishte rezultuar vetëm pak ditë më vonë në moratoriumin e sërishëm, meqë veprimet çoroditëse të tij kanë synim pengimin e mbarëvajtjes së seancave punuese në Kuvendin Komunal.
Dhe kështu i izoluar brenda subjektit të tij ka humbur besimin tek organet e larta shtetërore Shqiptare si dhe miqtë tanë ndërkombëtarë duke linçuar publikisht Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë. Një turpërim për spektrin politik të Luginës së Preshevës dhe një moment reflektimi për fatin tonë me të.