Arifi: Do të jem i pari që do të propozojë që shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi të shkojnë me një list të përbashkët
Kryetari i komunes Shqiprim Arifi i ftuar ne Dosier-d, ka thene se duhet te marrim si shembull zgjedhjet ne Mal te Zi, perkatesisht ne Tuz, ku shqiptaret u bashkuan dhe fituan ne keto zgjedhje.
Arifi, shtoi se vetem te bashkuar mund te fitojme edhe ne shqiptaret e Lugines se Presheves.Gjitashtu u shpreh se, ai do te jete i pari qe do te ndermarre iniciativen qe t’i ftoje te gjitha partite politike shqiptare qe veprojne ne Luginen e Presheves per unitet.Dhe se ne vitin tjeter kalendarik do te kete zgjedhje parlamentate ne Republiken e Serbise, ku kryeatari Arifi shpreh gatishmeri per unifikim mes partise se tij dhe partive tjera shiqiptare per te garuar ne keto zgjedhje.
Kryetari Arifi me tej shtoi se, interesi i popullit shqiptare te Lugines se Presheves eshte me i madhe se interesi partiak, dhe keshtu qe kerkoj te ulen gjakrat e rivalitet qe kemi si parti ne mes vete dhe te bashkohemi per popullin shqiptare ne pergjithesi, transmeton Ministra Lajmeve.