Arifi dhe Pajaziti vizitë në prag të “Ditëve të Komandant Lleshit”
Drejtuesit e Alternativës për Ndryshim, kryetari Shqiprim Arifi dhe ai i Degës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, kanë vizituar sot familjarët e Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit dhe bashkëluftëtarët e tij të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit në prag të shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorit.
“Në prag të 20 vjetorit të manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”, bashkë me kryetarin Shqiprim Arifin vizituam familjarët dhe bashkëluftëtarët e komandantit të cilët këto ditë po e rregullojnë vendin tek lapidari.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Lleshit, lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar Arbër Pajaziti në Facebook duke bashkangjitur një fotografi nga lapidari i Komandant Lleshit në shoqëri të djalit të Ridvan Qazimit, Leventit, vëllaut Izetit dhe kryetarit të APN-së, Shqiprim Arifi.