Të fundit

Flora Ferati Sachsenmaier: 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Konçulit

Shkruan: Flora Ferati Sachsenmaier

Gjatë konfliktit të armatosur në mes të #UÇPMB-së dhe forcave ushtarake #jugosllave janë vrarë 100 persona dhe janë dëbuar afër #13,000 shqiptarë nga Medvegja, Presheva, dhe Bujanoci.
Pika e parë e Marrëveshjes së Konçulit thotë:
” duke shprehur qëndrimin se shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit kanë përjetuar diskriminim dhe persekutim të vazhdueshëm nga qeveritë e mëparshme të Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë.”
Sipas një studimi të Fondit Humanitar në Beograd, asnjë nga rastet e ushtrimit të dhunës, vrasjeve të shqiptarëve, si dhe dhunimeve ndaj civilëve shqiptarë nuk është dënuar asnjëherë me ligj ose njohur nga autoritetet serbe.
Ridvan Qazimi -Komandant Lleshi është vrarë nga snajperistët serbë pasi që është nënshrkuar marrëveshja për demilitarizim dhe aministim të ish luftëtarëve të UÇPMB-së. Në vitin 2012, me para të diasporës dhe shqiptarëve lokalë, u hap Muzeu i Komandat Ridvan Qazimit në Tërrnoc të Madh të Bujanocit.
Serbia ka ndërtuar bazën më të madhe dhe moderne ushtarake “Cepotine” 5 km në jug të Bujanocit. Baza është hapur në vitin 2009 dhe i ka kushtuar shtetit 1.7 miliardë dinarë. Baza ushtarake “Cepotine” ka një sipërfaqe prej 22,000 metra katrorë dhe është ndërtuar pjesërisht edhe në prona private të shqiptarëve.
Dashnim Hajrullahu (në foto) është vrarë nga forcat e xhandarmërisë serbe, ne kufirin Llojan-Miratocë, dhe shteti serb nuk ka inicuar asnjëherē hetim për këtë vrasje makabër.
20 vite pas nënshkrimi të Marrëveshjes se Konçulit, problemi më i madh i shqiptarëve në Serbi është shpopullimi përmes fshirjes së adresave.
Çfarë është arritur politikisht në PMB në 20 vitet e fundit?