Arifi apel lidershipit shqiptar: Presheva mos të bëhet një “Çamëri e dytë” por të hyjë në agjendën strategjike kombëtare shqiptare
Kryetari komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në një intervistë për Euronews Albania u ka dërguar porosi lidershipit shqiptarë të Shqipërisë e Kosovës që mos te merren vetëm me problemet e bredshme por të mendojnë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, transmeton Ministria e Lajmeve.
Tutje z.Arifi deklaroi se Lugina nuk duhet të bëhet një “Çamëri e dytë” e lënë anash dhe në harresë sidomos nga lidershipi kosovarë, por të hyjë në agjendën kombëtare dhe strategjike sidomos në kuadër të dialogut me Serbinë.
I pyetur për diskriminimin e shqiptarëve të Luginës nga qeverisa serbe, z.Arifi ka thënë se ne diskriminohemi nga Beogradi zyrtarë rreth 30 vite me radhë dhe me këtë gjë jemi mësuar, por ai shtoi se më e dhimbshme është se neve shqiptarëve të Luginës po na diskriminojnë edhe Tirana e Prishtina zyrtare.
Mes tjerash i pari komunës Preshevës shpreson që Lugina të jetë pjesë e dialogut në Bruksel mes Kosovës e Serbisë me delegacion të drejtuar nga Albin Kurti. Më konkretisht që shqiptarët e Luginës ta kenë përfaqësuesin e tyre në dialogun e Prishtinës dhe Beogradit.
Ai ka thënë se kjo gjë është shumë e logjikshme, pasi që e kemi një zyrë dhe një Gjuriq që i përfaqëson serbët në Kosovë nga qeveria e Beogradit dhe është përfaqësues i dialogut pse mos ta kenë edhe shqiptarët një të tillë.
Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të z.Arifi :
Shiko>> VIDEO