Arifi, Aliu dhe Pajaziti takim konstruktiv me KM Rama dhe Ministrin Cakaj
Kryetari i i APN-së Shqipirim Arifi njëherit dhe kryetar i komunës së bashku me zëvendës kryetarin Aliu dhe kryetarin e APN-së dega në Bujanoc Arbër Pajazitin, gjatë ditës së sotme realizuan një takim në Tiranë me Kryeminstrin e Shqipërisë Edi Ramën, si dhe me Ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme Gent Cakaj.
Arifi në një postim të tijin në profilin e tij zyrtar deklaroi për opinion preshevar se ishte një takim kontruktiv me KM Rama, si dhe propozim projketi për Fondin Kombëtar të Solidaritetit që ishte bërë para 4 vitesh do të realizohet shumë shpejtë.
Postimi i plotë i Shqiprim Arifit :
Mikëpritje e ngrohtë dhe takim shumë konstruktiv dhe konkret në kabinetin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama.
Në takim me kryeministrin z. Edi Rama mori pjesë edhe Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme z. Gent Cakaj.
Më në fund koncepti i prezantuar nga ne qysh para 4 viteve ka filluar të japë rezultatet e para. Është fjala për koordinim të politikës së luginës së Preshevës me institucionet shtetrore të Republikës së Shqipërisë.
Pas letrës së dërguar Ministrisë me kërkesat tona për themelimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit dhe aprovomit të kësaj ideje, ditëve në vijim komuna e Preshevës do të dërgoj projekt konkret komunal.
Insistuam që të njejtën gjë Ministria ta bëjë edhe me komunën e Bujanocit dhe të Medvegjës.