Ardita Sinani u prit sot në Prishtinë nga Shpend Ahmeti
Kryetarja e komunës së Preshevës pati takim pune sot me Shpend Ahmetin, kryetar i komunës së Prishtinës.
E para e Komunës së Preshevës Ardita Sinani më tej ka shtuar se është biseduar për eliminimin e pengesave burokratike nga ana e Thesarit të Serbisë për donacionin që Komuna e Prishtinës i dhuroi Preshevës për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Rahovicë e Raincë, pra ishin temat qendrore të takimit që pata sot në Prishtinë me kryetarin e Komunës, z.Shpend Ahmeti.
Postimi i plotë :
E falenderova? për gatishmërinë e tij për të proceduar rreth zgjidhjeve alternative për ta shmangur këtë pengesë.
Me z.Ahmeti biseduam edhe për thellimin e bashkëpunimit ? kulturor mes Prishtinës dhe Preshevës.
Diskutuam po ashtu për mundësinë e mbajtjes së takimit të ardhshëm të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare ?? në Rajon, në Preshevë.