Ardita Sinani takon Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani sot gjatë ditës mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste në Tiranë, në sesionin: Siguria – Rajoni – Evropa.
Ajo me këtë rast zhvilloi edhe një takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, znj. Sinani njoftoi për takimin dhe falenderoi Ramën për përkrahjen e punës së pushtetit lokal në Preshevë, përcjell Ministria e Lajmeve.
Statusi i plotë i znj.Sinani
Faleminderit për mirëpritjen Kryeministër ❤??
Për bashkëbisedimin dashamirës dhe për përkrahjen e punës sonë.
Edi Rama ka qenë disa herë në Preshevë, madje pa ardhur ende në pushtet. Do të vjen sërish ?
Kënaqësi dhe nderë është kur e sheh se politika jonë vlerësohet nga drejtuesit e shtetit shqiptar ?