Të fundit

APN fton PD-në, LPD-në e PDSH-në për të ndërtuar koalicion në KKSH

Komunikatë e APN-së lidhur me koalicionet në Këshillin Kombëtar Shqiptar : 

Si promotor kryesorë të parimit të unitetit në çështjet e rëndësishme kombëtare në Luginë si dhe te parandalimit të përçarjes edhe më të madhe të spektrit politik shqiptar, ALTERNATIVA për Ndryshim ka abstenuar me kohe me ndërhyrje në negociatat e muajve të fundit mes partnereve të koalicionit lokal dhe parlamentar në Bujanoc, për të ndërtuar një shumicë të re në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Pasi deri sot, kanë dështuar negociatat për formimin e shumicës së re në Këshillin Kombëtar Shqiptar (edhe pse ekzistojnë vetëm dy koalicione në Bujanoc mes negociuesve) dhe duke e ditur që gjendemi para momentit të përfundimit të afatit ligjor për formimin e pushtetit në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kryesia e ALTERNATIVA për Ndryshim propozon:

  1. ALTERNATIVA fton PD, LPD dhe PDSH, në negociata për të ndërtuar mundësi të re të udhëheqjes me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në të njejtën kohë duke mos rezikuar ne asnje form e keshtu pra ruajtur pushtetin lokal në Bujanoc.
  2. Të formohet një shumicë që mundëson çkapjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga udhëheqja e koruptuar e PVD-së, në të njejtën kohë të parandalohet manipulimi, keqmenaxhimi dhe vjedhja e shndërruar në traditë në KKSH.
  3. Ftojmë subjektet politike të lartpërmendura në takim konsultativ brenda afatit ligjor, në mënyrë që të kryejmë obligimin tonë mbi interesat partiake-politike dhe ta mbrojmë Këshillin Kombëtar Shqiptar mbi vendosjen e organit te përkohshëm nga Beogradi.

Konstatojmë se deklaratat tendencioze dhe kërcënuese të subjektit të PVD-së, për prishjen e koalicionit në Bujanoc, janë një déjà vu e situatës negociuese të zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku për shkak të mospërmbushjes së interesave personale-klanore të PVD-së, Lugina e Preshevës nuk ka arritur rezultat të dinjitetshëm për përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë.

Qytetarët e Luginës së Preshevës e më gjerë, janë dëshmitar që javëve dhe muajve të fundit është vendosur një precedent në Këshillin Kombëtar Shqiptar me keqmenaxhimin dhe tendencat koruptive brenda këtij institucioni. Kjo, edhe një herë më shumë e shton rëndësinë e një marrëveshjeje e cila e kthen dinjitetin në këtë institucion dhe e kthen besimin për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

11.01.2023
Kryesia – ALTERNATIVA për Ndryshim