Të fundit

APN dhe LR sot priten të nënshkruajnë marrëveshjen për zgjedhjet parlamentare

Dita e djeshme ka qenë shumë dinamike sa i përket temës së zgjedhjeve parlamentare në Serbi, gjë që sjelli edhe ripozicionimin e partive politike.

PVD, PD e LPD përmes një komunikate njoftuan opinion për marrëveshjen e përbashkët me listën “ Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, e pas kësaj marrëveshje reaguan APN dhe LR me indinjatë dhe kundërshtuan listën e lartëpërmendur.

Sipas burimeve jo zyrtare siç ka mësuar redakisa e Ministria e Lajmeve, sot pasdite pritet të nënshkruhet marrëveshja tjetër mes Alternativës për Ndryshim dhe Lëvizjes për Reforma.

Lajmi do të jetë në përditësim