Të fundit

Gent Cakaj: “Kënaqësi e veçantë, sot, takimi edhe me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi

Ministria i Jashtëm i Shqipërisë përmes një shkrimi njoftoi se sot ai është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit. Z.Cakaj shpreher i kënaqur me punën e deri tanishme të z.Arifi që po bënë në Bujanoc.

Postimi i plotë i Cakajt :

“Takimet tona nuk janë asnjëherë të tepërta sepse numri i çështjeve që kërkojnë angazhim të përbashkët është i jashtëzakonshëm.
Falënderues për punën e vyer deri më tani dhe mbështetje e plotë për koalicionin e shumicës shqiptare në Bujanoc! Pas koalicionit të Luginës së Bashkuar, puna e këtij koalicioni është e një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ndamë, po ashtu, të njëjtin shqetësim lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në të gjithë Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.
Pavarësisht sfidave, ne do të punojmë bashkërisht e pakursyer për ngritjen e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës?…” ka shkruar ministri i punëve të jashtme në rrjetin social!