Të fundit

Shukri Ymeri rizgjidhet drejtor i shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Raincë

Drejtori i shkollës fillore “Zenel Hajdini “ në Raincë, z. Shukri Ymeri rizgjidhet edhe për një mandar drejtor i shkollës.

Këtë lajm e bëri vetë ai të ditur në rrjetin e fb-së. Në postimin e tij bëhet e ditur se Këshilli i shkollës votoi për drejtimin e shkollës edhe për një mandat tjetër katërvjeçar.

Në postimin e tij falënderues shkruan:

Mandati i ri 4 vjeçarë-drejtor

Faliminderit Këshillit të ri të shkollës, stafit dhe gjithë të punësuarve që më mundësuan edhe një mandat 4 vjeçar.

Do të përkushtohem ashtu që mos ti zhgënjej gjithë ata që më besuan këtë detyrë.

Me shëndet e suksese.