Të fundit

LR: Marëveshja e sotme mes PVD-së, PD-së e LPD-së është bërë me kalkulime dhe interesa të ngushta partiake

Lëvizja për Reforma para pak çastesh ka reaguar për marëveshjen e disa partive politike që u deklaruan sot publikisht për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit në Serbi. Pjesë e marëveshjes janë PVD, PD e LPD të cilat sot përmes një komunikate njoftuan opinion për listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, përcjell Ministria e Lajmeve

Reagimi i plotë i Lëvizjes për Reforma

Deklarata e sotme e PVD nuk ishte befasi per LR pasi nje levizje te tille e kishim paralajmeruar kur beme publik qendrimin tone mbi gadishmerine per te marre pjese ne nje liste te perbashket vetem sipas termave te marreveshjes se Tiranes, cka do te thote pjesemarrje konsensuale e te gjithe faktoreve shqiptare ne lugine e per rrjedhoje BASHKIM e jo PERCARJE. Kjo deklarate nuk ka ne themel as interesat e lugines e as strategji gjithperfshirese e te mbeshtetur nga faktoret brenda e jashte vendit, por ka si pike referimi interesa e kalkulime te ngushta partiake. Ne keto kushte, ashtu edhe sic kishim paralajmeruar, mbetemi jashte ketyre llogarive interesash te vogla, dhe vijojme aksionin tone politik si LR bazuar ne objektivat tona si subjekt ne bashkepunim me kedo qe nuk shkel marreveshjet konsensuale dhe te mbeshtetura nga te gjithe.