APN Bujanoc: Përkundër dukurive negative, vlerësojmë procesin zgjedhor si demokratik
Pas zgjedhjeve lokale, Alternativa për Ndryshim- Bujanoc del me Komunikatë :
Përkundër dukurive negative, vlerësojmë procesin zgjedhor si demokratik.
Alternativa për Ndryshim në Bujanoc e cilëson procesin zgjedhor të 21 qershorit kryesisht si të rregullt dhe demokratik edhe përkundër faktit se njollë e zezë mbetet shitblerja e votave.
Veçanarisht shprehim mirënjohje për votuesit dhe kulturën e mirësjelljen e tyre të treguar ditën e zgjedhjeve.
Poashtu, vlerësojmë me notë të lartë ecurinë e fushatës elektorale ku përveç anëtarëve dhe simpatizantëve, meritorë janë edhe shtabet zgjedhore të secilit subjekt politik.
Kur janë në pyetje rezultatet e zgjedhjeve lokale në Bujanoc, APN e shpreh hapur se nuk është e kënaqur me votat e subjektit tonë politik edhepse ishte hera e parë që garuam në këtë nivel gare.
Brengosës mbetet edhe fakti i numrit të madhë të votave të pavleshme për zgjedhjet parlamentare që nuk është në frymën e Marrëveshjes për përfaqësim të përbashkët në nivel republikan.
APN i shpreh falenderime gjithë atyre që e përkarhën listën tonë në nivel lokal dhe listën e unifikuar për nivelin qendror.
Falenderojmë edhe komisionerët tanë në të gjitha vendvotimet dhe të gjithë ata që shërbyen si logjistikë në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.
APN do të pres çertifikimin e rezultateve zgjedhore dhe më pas me strukturat e saj do të bëjë një analizë të detajizuar si për përgjegjësitë që burojnë nga rezultatet e arritura ashtu edhe për hapat e mëtejme në drejtim të veprimit politik.
Me këtë rast, APN uron partinë fituese të këtyre zgjedhjeve në nivel lokal duke uruar poashtu edhe deputetët e ardhshëm në parlamentin republikan.
Bujanoc: 22 qershor, 2020