APN: 4 muaj në pushtet të PVD-së, Komuna jonë ka pasur një dështim total prej 5.2 milion€. Ne nuk jemi ashtu siç jeni ju!
Alternativa për Ndryshim, dje ishte akuzur për kepërdorim të buxhetit komunal, nga partia opozitare Partia për Veprom Demoktratik (PVD).
Megjithatë APN, para pak castesh iu është kundërpërgiigjur PVD-së, duke thënë se shpenzimet tona komunale janë shumë më të vogla se ato të cilat i bëri Partia për Veprim Demokratik sa për kohën që ishte në pushtet!
Ky eshte reagimi i plote i APN-se
Kumtesë
Kasta e të pangopurve politik kanë një objektiv të vetme për të propaganduar se “ja, edhe ata janë ashtu siç jemi ne”. Prandaj dalin me gjoja se “lajme investigative” për pozicionin e buxhetit reprezentativ të Komunës sonë, ndërkaq shërbimet e pushtetit tonë lokal ju kanë ofruar këto informata, meqë ne nuk kemi pse dhe çka të fshehim.
Është kjo forma e politikbërjes për hapjen e zilisë dhe inatave në shoqërinë tonë për të përçarë e dekurajuar dhe humbur shpresën për të jetuar këtu.
Sidoqoftë në rastin konkret shpenzimet nga pozicioni i buxhetit reprezentativë në po të njejtën periudhë kohore janë siguruar rreth 2 milion euro nga fonde të ndryshme për Komunën tonë.
Analizuar këto shpenzime me buxhetin e përgjithshëm të Komunës rezulton se janë shpenzuar rreth 0.013% për shërbime reprezentative, megjithatë për 4 muaj në pushtet të PVD-së, Komuna jonë ka pasur një dështim total prej 5.2 milion Euro.
Ne nuk jemi ashtu siç jeni ju!
Këshilli për Informim i APN-së
Preshevë, 24.04.2019