Uncategorized

Gjukanoviqi nënshkruan Ligjin për lirinë fetare

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka nënshkruar sot Ligjin për Lirinë Fetare apo të Besimit dhe Statusin Ligjor të Komuniteteve Fetare, mëson portali RTCG.

Kujtojmë se pas incidenteve në Kuvendin malazez, me votat e koalicionit qeverisës dhe të SDP-së (Partia Socialdemokrate e Malit të Zi) u miratua ky akt, transmeton Koha.net.

Deputetët e Frontit Demokratik i kanë bërë thirrje gjatë ditës së sotme presidentit Gjukanoviq që të mos e nënshkruajë Ligjin për lirinë fetare, por të njëjtin ta kthejë në Kuvend për përpunim të mëtejshëm.

Ligji parashikon shtetëzimin e pronave për të cilat Kisha nuk mund të dëshmojë se i përkisnin asaj para vitit 1918.