Anestezisti i njohur: Njeriu edhe kur vdes, duhet të vdes si qenie dinjitoze, dhe jo ta kallësh si dikur murtajën…
Mjeku anestezist Apostol Vaso shprehet i shqetësuar për gjendjen e qytetarëve që mund të kenë simptoma të koronavirusit dhe që sipas tij janë të frikësuar të dalin nga shtëpitë e tyre.
Vaso shprehet se çdo mjek duhet të jetë i shqetësuar sot, jo për numrin e testeve që bëhen, por për mungesën e diagnostikimeve dhe vizitave që mjekët e familjes kryejnë ndaj qytetarëve.
Postimi i plotë:
Shqetsimi im si mjek prej 30 vjetesh…
Ajo qe une kam kurreshtje eshte sa njerez jane teshtitur sot, sa kane patur kolle dhe sa kane patur tem 37, e larte ?
Mjekesise nese i hoqe, ankesen, anamnezen dhe ekzaminimin fizik… nuk eshte mjeksi.
Ne qofte se te gjithe jo klinicistet, politikanet dhe gazetaret, flasin njeheresh per rreziqe dhe te vdekur , atehere te gjithe ata qe teshtiten, kolliten apo kane tem.mbi 37, e kane vendosur veten ne pirgun e te vdekurve qe proklamon para klinika, politika dhe media…
Nuk jam kunder testimeve dhe statistikave, por ajo qe me shqeteson mua eshte qe e gjithe shoqeria dhe opinoni, kane larguar mjekun e familjes dhe specialistin nga misioni baze, qe eshte t’i gjendesh tjetrit afer ne vuajtje… dhe vazhdojne te merren me nje gje qe nuk eshte thelbesore… thelbi i problemit eshte te kuptojme cfare ndiejne sot njerzit e ngujuar ne gjithe boten, nese teshtiten, kolliten apo kane temperature…
Testimet te vazhdojne si kane qef dhe besojne jo klinicitet, politikanet dhe gazetaret.
Sot poliklinikat jane bosh, jo e nuk ka te semure, por sepse ata kane frike te dalin… atehere mjeket dhe infermjeret te shkojne tek ata. Ky eshte mision, nuk eshte as ofeze dhe as dicka e tepert. Mjeku per nje dite te kesaj derexheje eshte…
Statistikat ti bejne se ndoshta duhen nje dite…
Ajo qe kane nevoje njerzit eshte ti gjendemi afer.
Njeriu edhe kur vdes, duhet te vdes si qenie dinjitoze… dhe jo ta kallesh si dikur murtajen…