Lajme

Angjelkoviq: Të vendosim flamurin serb në hartën e Kosovës, në të gjitha institucionet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Vuçiq mbi fotografinë të cilën e ka postuar në Instagram ka shkruar se “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.

Këtë ai ka ndërlidhur me trazirat e marsit të 2004-ës ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe 8 serbë derisa qindra të tjerë u lënduan. Vuçiq, këtë e ka quajtur si masakër ndaj serbëve të Kosovës.

Fotografia ka bërë që të shkaktojë zemërim në mesin e shqiptarëve, të cilët kanë filluar një fushatë për largimin e saj nga rrjeti social Instagram, çka edhe u bë.

Por, reagimet në Serbi po vazhdojnë. “Theksimi i hartës së Kosovës nga Presidenti Vuçiq në ngjyrat e Serbisë duhet të jetë një dukuri e përditshme nga të gjitha institucionet shtetërore dhe zyrtarët. Ne duhet ta bëjmë atë gjatë gjithë kohës, si në Serbi dhe ndërkombëtarisht, duke i kujtuar botës se është e jona”, është ka thënë sot analisti serb Dragomir Andjelkoviq

“Ne e dimë shumë mirë që Kosova nuk është shtet. Kosova është një provincë separatiste e Serbisë dhe ne nuk do të heqim dorë nga ai fakt, si një pjesë e madhe e botës”, thotë ndër të tjera ai.

Ndryshe, Instagram ka hequr foton e Vuçiq, e cila zgjoi reagime të mëdha.