Ambasadori Japonisë sot vizitoi komunën e Preshevës
Ambasadori i Japonisë Junichi Maruyama gjatë ditës të sotme vizitoi komunën e Preshevës, rrespektivisht atë sot e priti në vizitë kryetari i komunës Shqiprim Arifi.
Kryetari Arifi në një postim të tijin në profilin e tij në fejsbuk, ishte shprehur se gjatë takimit me ambasadorin e Japonisë dhe stafin e tij, pati mundësi t’i tregoj rreth situatës politike në vend si dhe për problematikat që kanë qytetarët e Preshevës çdo ditë.
Vlen të theksohet se Ambasadori z. Junichi Maruyama shprehi gadishmëri për të realizuar projektet e komunës, që përfaqësuesit komunal kanë aplikuar në ambasadën e Japonisë.