AMBASADORI I MBRETËRISË SË BELGJIKËS VIZITOI KKSH-në
Pas takimit me Kryetarin e komunës së Preshevës ambasadori i mbretërisë së Belgjikës sot ka realizuar edhe një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa priti në selinë e KKSH-së në Bujanoc krye diplomatin belg të akredituar në Beograd, Koen Adam dhe me Sekretarin e parë, Ruben Van Opstaele
Gjatë takimit ambasadori Koen Adam u interesua për qëndrimet, prioritet dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Kryetari Mustafa e ka njoftuar Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së në konsumimin e të drejtave ligjore në fushat përkatëse që janë kompetencë e këtij institucioni për realizimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon.
Bujanoc,
Me datë 11.02.2019