Alternativa për Ndryshim në Bujanoc dorëzon listën zgjedhore për zgjedhjet e 21 qershorit
Alternativa për Ndryshim, Dega në Bujanoc grumbulloi 1465 nënshkrime të nevojshme për të garuar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Arbër Pajaziti, Kryetari i APN-së në Bujanoc ka falemnderuar përmes një postimi mbështetësit e listës së APN-së.
„Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të APN-së, të nderuar qytetarë shqiptarë,
Pak më parë në KKZ dorzuam listën tonë zgjedhore me të cilën do të garojmë me 21 qershor.
Kjo gjë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e të gjithë juve, jo vetëm të 1465 të cilët me nënshkrimin tuaj përkrahet listën tonë, por edhe të gjithë ju të tjerëve të cilët shfaqët interesin për të na përkrahur në rrugëtimin tonë.
Me këtë rast, shpreh falemnderime edhe për ekipin e palodhur të aktivistëve të APN-së që këtyre ditëve me përkushtimin e tyre ishin në krye të detyrës.
Sdo mend se lista jonë zgjedhore do ta kurorëzojë fitoren e madhe të dielen e 21 qershorit. Me fat!“ thuhet në postimin e z.Pajaziti