Lajme

Alma Zadiq me prejardhje nga Bosnja, ministre e re e drejtësisë në qeverinë e Austrisë

Gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë ajo ishte dëbuar së bashku me familje nga forcat kriminale serbe dhe ishte vendosur në Austri. Zadiq e kishte kryer shkollën fillore, gjimnazin dhe studimet e drejtësisë me doktoraturë në Vjenë.

Studimet e veta i ka avancuar në Universitetin e famshëm Columbia në Nju Jork. Ka punuar në shumë institucione ndërkombëtare duke përfshirë edhe Tribunalin Ndërkombëtar për krime të luftës në ish Jugosllavi, si dhe avokate në një zyrë ndërkombëtare të avokatëve me renome të lartë.

Prej vitit 2013, Zadiq është anëtare e “Global Shapers Community”, organizatë e të rinjve të cilët marrin përgjegjësi për fatin e planetit.

Zadiq është ministrja e parë austriake e cila ka prejardhje të refugjatit. Nga Tuzlla është dëbuar së bashku me prindër në vitin 1994 dhe ka gjetur strehim në Vjen