LajmeTë fundit

Ugljanin në shënjestër të shtypit serb: Don ta copëtojë Serbinë

Këshilli kombëtar boshnjak (KKB), prapa të cilit, siç thuhet, qëndron Sulejam Ugljanin, akuzohen nga tabloidi serb “Informer”, i afërt me regjimin e Aleksandar Vucicin, se po e copëton Serbinë.

Sipas “Informer”-it, KKB kërkon status special për Sanxhakun, duke u thirrur se për këtë është vendosur qysh në vitin 1992 në Konferencën e paqes në Londër, në të cilën KKB ka marrë pjesë si anëtar i barabartë. Duan të shpallin referendim dhe të ndahen plotësisht nga Serbia, thekson gazeta.

Tabloidi përkujton se statusi special për Sabxhakun ka qenë bazë e bisedimeve në Konferencën e paqes në Gjenevë mes përfaqësuesve të KKB-së e atyre të konferencës, në vitin 1992, pastaj më 1993, dhe shkruan se Ugljanini e ekipi theksojnë se atëherë është përfunduar që KKB të konkretizojë dhe juridikisht ta formësojë qëndrimin për statusin special të zbatuar në Sanxhak, i cili është miratuar si bazë për bisedimet e mëtejme.

KKB në bazë të kësaj marrëveshjeje dhe debatit publik të zhvilluar grupi i ekspertëve i është qasur hartimit të Memorandumit për themelimin e statusit special për Sanxhak, tekstin përfundimtar të të cilit e ka miratuar KKB më 6 qershor të vitit 1993 në Novi Pazar.

Këshilli kombëtar boshnjak, si organ më i lartë politik e përfaqësues i boshnjakëve, ka ftuar të gjithë faktorët shoqëror-politikë të që të pranojnë statusin special për Sanxhakun si koncept të zgjidhjes së statusit të popullit boshnjak dhe statusit të regjionit Sanxhak dhe thejsojnë se vëndosja e statusit special për Sanxhakun është zgjidhje optimale për popullin boshnjak, i cili është autokton në hapësirën e Sanxhakut.

Gazeta serbe ka publikuar edhe dokumentet. të cilat tregojnë ‘synimet separatiste’ të KKB-së.