Aliu u bë thirrje qytetarëve të komunës së Preshevës, të paraqiten në shërbimin e Urbanizmit në lidhje me evidentimin e objekteve të palegalizuara
Drejtori i Urbanizmit, Ardian Aliu, u bë thirrje qytetarëve të komunës së Preshevës, të paraqiten në shërbimin e Urbanizmit në lidhje me evidentimin e objekteve të palegalizuara.
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se më 8 dhjetor 2025 fillon paraqitja e kërkesave për regjistrimin e objekteve, sipas Ligjit për kushtet e veçanta për evidentimin dhe regjistrimin e të drejtave mbi pasuritë e paluajtshme.
Afati për dorëzimin e kërkesave është 60 ditë, dhe ju inkurajojmë të gjithë që ta shfrytëzoni këtë mundësi të rëndësishme për rregullimin e pronave tuaja.
Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët e Preshevës që për çdo informacion shtesë, sqarim profesional, asistencë teknike apo dokumente udhëzuese të nevojshme për plotësimin korrekt të aplikimit, të paraqiten në Shërbimin e Urbanizmit.
Ne mbetemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve tanë.
Me respekt,
Ardian Aliu
Drejtor i Urbanizmit
