Aliu: Produktiviteti më i rëndësishëm se numri i deputetëve, lista pa ndikim në qeverisjen lokale
Armend Aliu, zëvendës kryetar i Alternativës për Ndryshim dhe një nga kandidatët potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Serbisë thotë se numri i deputetëve të fituar është më pak i rëndësishëm se unifikimi politik.
“Mendoj që më i rëndësishëm është unifikimi dhe produktiviteti se sa numrat që ne sot mundë të supozojmë, çdo përfaqësues që del nga lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare është më produktiv dhe cilësor se sa emrat e përveçëm që kemi pasur”, theksoi për titullin Armend Aliu.
Ndërsa duke folur për reflektimin e këtij uniteti në nivelin lokal, Aliu i i cili mbanë edhe pozicionin e zëvendëskryetarit të komunës së Preshevës u shpreh se nuk ka kurrfarë ndikimi me partnerin qeverisës.
I pyetur nga se çfarë reflektimi mundë të ketë kjo në nivelin lokal në Preshevë, Armend Aliu tha se formulimi i pyetjes është me paragjykime dhe bazohet ne konspiracion politik të oponentëve politik.
“Meqë në nivelin e pushtetit lokal, lista e përbashkët për deputet nuk ka kurrfarë reflektimi në vendime dhe aleanca partneriteti e aq më pak influencë gjithëpërfshirëse në marrëveshjen tonë që kemi firmosur me partnerin qeverisës, besoj që është mirë të mos krijojmë mjegulla duke fabrikuar lajme dhe konspirime politike”, deklaroi Aliu.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj me përfaqësues politik nga Bujanoci dhe Presheva nënshkroi marrëveshjen që të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Përbërja e listës akoma nuk është vendosur ndërsa e kanë nënshkruar AP, PVD, PD, LPD dhe grupi qytetarë LR-PDSH.